Sport

VIDEO / Laçi ndalet nga Egnatia me 10 lojtarë, në barazimin 1-1!

Me ardhjen e trajnerit Stavri Nica në krye të pankinës laçjane pas dy fitoreve rradhazi ndalen në barazim që nuk i vlen asnjërës nga skuadrat

22 Prill 2023, 17:42 Nga DOSJA
VIDEO / Laçi ndalet nga Egnatia me 10 lojtarë, në barazimin

TIRANE - Pas dy fitoreve radhazi, Laçi u ndal në sfidën e luajtur në kompleksin e Partizanit ndaj Egnatias. Kurbinasit nuk shkuan përtej një barazimi 1-1, edhe pse patën mundësinë për të dalë me pikët e plota nga sfida me rrogozhinasit. Kjo sepse për pjesën më të madhe të lojës Egnatia e zhvilloi me një lojtar më pak, pasi Arbin Zejnullai u ndëshkua me karton të kuq.


Kurbinasit nuk e shfrytëzuan avantazhin numerik në pjesën e parë dhe ia dolën të gjenin rrugën e rrjetës vetëm në fraksionin e dytë. Ishte sulmuesi Saliou Guindo që shënoi në minutën e 51-të pas një asisti të Spahiut.


Gjithsesi, rrogozhinasit ia dolën të qëndronin në lojë dhe gjetën barazimin në të 62-tën me Jackson i cili shfrytëzoi më së miri një penallti dhe përballë Gentian Selmanit nuk gaboi, edhe pse gardiani i kurbinasve e kuptoi krahun.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll