Bota

Pilula kontraceptive falas në Itali, medikamenti do të jepet pa pagesë për gratë

Vendimi do të lejojë siguri më të madhe për gratë që, për shkak të kostove që duhet të përballojnë, hoqën dorë nga blerja e pilulës.

22 Prill 2023, 16:41 Nga f.i
Pilula kontraceptive falas në Itali, medikamenti do të jepet pa
Pilula kontraceptive

ITALI- Komiteti i Çmimeve dhe Rimbursimeve i Agjencisë Italiane të Barnave miratoi vendimin për ta bërë pilulën kontraceptive falas për gratë e të gjitha grupmoshave. Mediat vendase raportojnë se vendimi do të lejojë siguri më të madhe për gratë që, për shkak të kostove që duhet të përballojnë, hoqën dorë nga blerja e pilulës.

"Nuk ka asgjë më të rrezikshme për shëndetin e grave sesa banalizimi i çështjeve që i prekin ato drejtpërdrejt, si aborti, kontracepsioni, gjinia dhe prostitucioni”,- tha anëtarja e bordit Maria Rachele Ruiu.

Sipas saj vendimi i AIFA-s për të bërë pilulën kontraceptive pa pagesë është po aq "serioz dhe i rrezikshëm” pasi nuk vë në dukje “efektet anësore serioze fizike dhe psikologjike.

Kostoja totale për arkën e shtetit llogaritet rreth 140 milionë euro në vit.

kontraceptivi ne itali pilula kontraceptivi

Sondazh

Poll