Bota

Rekord rastesh në Argjentinë me virusin e mushkonjave/ 40 të vdekur dhe mbi 60 mijë të infektuar

Sipas biologes Marianela Garcia Alba epidemia e mushkonjave po përhapet me një ritëm të përshpejtuar për shkak të rritjes së temperaturave të larta në Argjentinë dhe në mbarë botën.

22 Prill 2023, 15:50 Nga f.i
Rekord rastesh në Argjentinë me virusin e mushkonjave/ 40 të
Foto ilustruese

ARGJENTINË- Argjentina po lufton me një shpërthim rekord të virusit 'denge', i cili ka vrarë më shumë se 40 njerëz dhe ka infektuar më shumë se 60 mijë persona kryesisht në veriperëndim. BBC raporton se Ministria e Shëndetësisë ka ngritur alarmin për shtim të rasteve teksa iu ka kërkuar qytetarëve të tregojnë kujdes.

Ky infeksion po përhapet nga mushkonjat Aedes Aegupti dhe shpërthimi më i madh që goditi Argjentinën ishte në vitin 2020. Biologët kanë nisur punën në laboratorë duke rrezatuar me mijëra mushkonja të tilla duke iu ndryshuar atyre ADN-në me shpresën që pasardhësit e tyre të mos jenë infektues. 

Sipas biologes Marianela Garcia Alba epidemia e mushkonjave po përhapet me një ritëm të përshpejtuar për shkak të rritjes së temperaturave të larta në Argjentinë dhe në mbarë botën.

virusi dengue vdekje ne argjentine

Sondazh

Poll