Bota

Zhduket një i ri në Mitrovicë, dyshohet se ka rënë në lumin Ibri në Zubin Potok

Sipas Krasniqit, një person me inicialet S.R të shtunën rreth orës 08:40 ka shkuar në polici dhe ka njoftuar se vëllai i tij, P.R të premten rreth orës 17:45 ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer.

22 Prill 2023, 15:28 Nga F.M

Zhduket një i ri në Mitrovicë, dyshohet se ka rënë

KOSOVË- Një person dyshohet se ka rënë në lumin e Ibrit në fshatin Zupç, në Zubin Potok, Mitrovicë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka bërë me dije se denoncimi është bërë nga vëllai i personit që është zhdukur.

Sipas Krasniqit, një person me inicialet S.R të shtunën rreth orës 08:40 ka shkuar në polici dhe ka njoftuar se vëllai i tij, P.R të premten rreth orës 17:45 ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer.

Krasniqi tha se personi që ka bërë njoftimin dyshon se mos vëllai i tij ka rënë në lumin Ibri. Ndaj, policia ka filluar kontrollimin e zonës dhe në orën 13:20 kanë shkuar edhe tre zhytës, ndërsa që kërkimi po vazhdon.

zubin potok lumi ibri

Sondazh

Poll