Bota

Gjykata e Lartë rrëzon vendimin e 7 prillit! Lejon përdorimin e pilulave të abortit në SHBA

Administrata Biden dhe ‘Danco Laboratories” me bazë në Nju Jork, e kanë apeluar vendimin e gjykatës së Teksasit, që nëse zbatohej do të hidhte poshtë një vendim të Administratës së Ushqimit dhe Barnave që lejonte përdorimin e mifepristonit.

22 Prill 2023, 07:47 Nga A.B
Gjykata e Lartë rrëzon vendimin e 7 prillit! Lejon përdorimin e
Gjykata

SHBA-Gjykata e Lartë ka vendosur që të lejojë përdorimin e pilulave të abortit, duke hedhur kështu poshtë vendimin e marrë në 7 prill nga një trupë gjykuese e Teksasit, ku urdhëroi ndalimin e tyre. Ishte administrata e Trump që apeloi këtë vendimmarrje të Teksasit. Gjykata e Lartë u shpreh pro kërkesave të Shtëpisë së Bardhë, duke e konsideruar si një fitore për Biden.

Pas këtij vendimi, amerikanet do të kenë mundësi për të përdorur Mifepristonin dhe misoprostolin, 2 ilaçe të kombinuara me njëra-tjetrën që deri tani janë përdorur nga më shumë se pesë milionë gra në SHBA për t'i dhënë fund shtatzënisë. Mifepristoni u përdor për herë të parë nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) më shumë se 20 vjet më parë, pas katër vjet shqyrtimi. Organizatat kryesore mjekësore, duke përfshirë Kolegjin Amerikan të Obstetrikës dhe Gjinekologëve dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, kanë thënë se pilula e abortit është e sigurt dhe efektive.

Me këtë vendim gjasat janë që qasja tek mifepristoni të jetë e garantuar të paktën deri vitin e ardhshëm, ndërsa vazhdon beteja në gjykatën e apelit, përfshirë dhe shanset që çështja të shkojë edhe në Gjykatën e Lartë.

aborti ne shba joe biden

Sondazh

Poll