Bota

Dalin statistikat, 541 ushtarakë kanë kryer vetëvrasje gjatë vitit 2018

30 Shtator 2019, 10:26 Nga DOSJA

WASHINGTON – Departamenti i mbrojtjes në Washington, deklaroi raportin dhe statistikat e bëra, ku tregojnë se rreth 541 ushtarakë, të cilët kanë shërbyer për ushtrinë amerikanë, kanë humbur jetën si pasojë e vetëvrasjes gjatë vitit 2018.

Zyrtarë në departamentin e mbrojtjes, thanë se dhe pas mundimeve të tyre për ta ndaluar këtë fenomen, numri i vetëvrasjeve të kryera nga pjestarë të ushtrisë, është çdo vit e në rritje.

Karen Ruedisueli, kryetare e shoqatës kombëtare ushtarake, u shpreh se arsyeja që i çon ushtarët drejt vetëvrasjes, është stresi i rëndë post traumatik që ata përjetojnë.

Shëndetësia amerikane nuk i rimburson ilaçet që iu duhen ushtarakëve për të kuruar simptomat depresive dhe stresin tramuatik me të cilin ata përballen pas kthimit nga misionet e luftës ku ata dërgohen.

Ilaçet e nevojshme për kurim, janë shumë të shtrenjta, dhe një ushtarak i thjeshtë e ka të pamundur për t’i përballuar ato.

Qeveria amerikane po harton një projekt të ri, i cili konsiston në njohjen e shenjave të strestit post traumatik, të mendimeve vetëvrasëse si dhe të depresionit tek ushtarakët.

Opinioni publik ka disa vite që është ndeshur me fenomenin e vetëvrasjes tek pjestarët  e ushtrisë, ata kanë protestuar për rimbursimin e ilaçeve të tyre, por qeveria amerikane duket se nuk ka ndër mend ta ndërmarri një hap të tillë.

Burimi:Wavy.co

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota stresi post traumatik ushtaraket vetevriten ushtria stresi post traumatik ushtaraket vetevriten ushtria

Sondazh

Poll