Sport

Djali i legjendës italiane Costacurta, godet me grusht një oficer policie në Milano...

Sjellja e Achillea Costacurtës ka shkaktuar bujë në Itali.

21 Prill 2023, 20:50 Nga DOSJA

Djali i legjendës italiane Costacurta, godet me grusht një oficer

ITALI -  Djali 19-vjeçar i mbrojtësit veteran të Milanit dhe kombëtares italiane Alessandro Costacurta dhe ish-Miss Italia dhe aktores Martina Colombari, akuzohet për sulm ndaj një oficeri policie në Milano.

I riu Costacurta mori pjesë me nënën e tij në reality show-n Beijing Express dhe pas xhirimeve mori një taksi nga sheshi i qytetit të Milanos për të shkuar në shtëpi. Rrugës, siç dëshmon taksisti, ai filloi të bërtiste dhe të hidhte nga taksia aksesorët me vlerë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Polaroid:) (@achillecostacurta)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Polaroid:) (@achillecostacurta)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Polaroid:) (@achillecostacurta)

Taksisti ka ndalur mjetin i frikësuar dhe ka kërkuar ndihmën e policisë. Një oficer policie iu afrua Costacurtës, ndërkohë që ai e shau dhe e goditi me grusht në fytyrë. I riu është dërguar në repart policie dhe ka kaluar natën aty, ndërsa sipas mediave në Itali tashmë është liruar.

Ai përballet me akuzat për kundërshtim të autoritetit dhe sulm ndaj një oficeri policie. Në vitin 2021, përmes një denoncimi në Instagram, ai pretendoi se ishte rrahur nga disa oficerë policie në Parma, duke raportuar për një shpim të daulles së veshit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Martina Colombari (@martycolombari)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll