Bota

VIDEO/ Merr flakë autobusi në Venecia, bllokohet qarkullimi për orë të tëra

Në momentin e parë që drejtuesi i mjetit ka parë tymin, ka ndaluar autobusin dhe u ka kërkuar pasagjerëve që të dalin nga mjeti.

21 Prill 2023, 21:43 Nga I.A
VIDEO/ Merr flakë autobusi në Venecia, bllokohet qarkullimi për
Autobusi

ITALI- Një autobus është pëfshirë nga flakët mesditën e sotme në Venecia të Italisë. Mësohet se autobusi mori flakë në  urën translagonale mes Venecias dhe Mestres, e cila u bllokua për disa orë. Në momentin e parë që drejtuesi i mjetit ka parë tymin, ka ndaluar autobusin dhe u ka kërkuar pasagjerëve që të dalin nga mjeti.

Qarkullimi në të dyja akset u bllokua totalisht për disa orë. Në vendngjarje shkuar mjetet zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve. Fatmirësisht nuk pati asnjë pasagjerë të lënduar, ndërkohë që autobusi u shkumbua. 

merr flake autobusi ne venecia

Sondazh

Poll