Bota

Medvedev i përgjigjet sanksioneve britanike: Ata janë krijesa të çuditshme, Anglia është armikja jone e përjetshme

Në aplikacionin e mesazheve Telegram, ish-presidenti rus e quajti monarkinë britanike të degjeneruar dhe kryeministrat e kaluar Theresa May, Boris Johnson dhe Rishi Sunak i quajti krijesa shumë të çuditshme.

21 Prill 2023, 20:55 Nga I.A
Medvedev i përgjigjet sanksioneve britanike: Ata janë krijesa të
Dmitry Medvedev

RUSI- Dmitry Medvedev i është përgjigjur sanksioneve që Britania e Madhe vendosi ndaj pesë shtetasve rusë më herët sot duke e quajtur Britaninë "armik të përjetshëm" të Moskës. Në aplikacionin e mesazheve Telegram, ish-presidenti rus e quajti monarkinë britanike të degjeneruar dhe kryeministrat e kaluar Theresa May, Boris Johnson dhe Rishi Sunak i quajti krijesa shumë të çuditshme.

Duke përdorur gjuhën diplomatike të Kremlinit, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Putinit nënshkroi mesazhin e tij duke thënë: Britania ishte, është dhe do të jetë armiku ynë i përjetshëm.  Në çdo rast, derisa ishulli i tyre i paturpshëm dhe me lagështirë të neveritshme të shkojë në humnerën e detit nga vala e krijuar nga sistemi më i fundit i armëve ruse.

boris johnson theresa may dmitry medvedev

Sondazh

Poll