Bota

'Ata u siguruan që ajo të mos vinte'/ Ish-reporteri i BBC: Familja mbretërore është e lumtur që Meghan Markle nuk do të jetë në kurorëzimin e mbretit Charles III

Zëdhënësi i pallatit mbretëror njoftoi se Markle nuk do të ishte prezente në ngjarjen historike sepse ceremonia përkon në të njëjtën datë me ditën e lindjes së djalit të tyre Archie i cili më 6 maj bën 4 vjeç.

21 Prill 2023, 18:58 Nga a.l
'Ata u siguruan që ajo të mos vinte'/ Ish-reporteri i BBC:
Mbreti Charles III dhe Meghan Markle

BRITANI- Ashtu siç u përfol Dukesha e Sussex, Meghan Markle nuk do të jetë e pranishme në ceremonin e kurorëzimit të mbretit Charles më 6 Maj. Thashethemet thonë se raporti i Markle me anëtarët e familjes mbretërore vazhdon të jetë i ftohtë, pas publikimit të dokumentarit me princ Harry në Netflix. Një ish-reporter i BBC Tom Boëer tha se familjes mbretërore nuk i ka bërë përshtypja mospjesëmarrja e saj në ceremoni, pasi sipas tyre, ajo nuk do të merrte vëmendje.

Unë mendoj se të gjithë janë të kënaqur që ajo nuk po vjen. ta u siguruan që ajo të mos vinte duke  i thënë se nuk do të ishte në qendër të vëmendjes, se nuk do të luante asnjë rol në të gjithë ngjarjen dhe se nëse  do të vinte, ata do të vendoseshin në rreshtin 54 në pjesën e pasme pas kolonës,” tha ish-raporteri i BBC Tom Bower për Page Six në një intervistë të re ekskluzive. 

Disa ditë më parë Buckingham Palace njoftoi se Princ Harry do të marrë pjesë vetë në ceremoninë e kurorëzimit të babait të tij. Zëdhënësi i pallatit mbretëror njoftoi se Markle nuk do të ishte prezente në ngjarjen historike sepse ceremonia përkon në të njëjtën datë me ditën e lindjes së djalit të tyre Archie i cili më 6 maj bën 4 vjeç.

Buckingham Palace është i kënaqur të konfirmojë se Duka i Sussex do të marrë pjesë në shërbimin e kurorëzimit në ëestminster Abbey më 6 maj. Dukesha e Sussex do të qëndrojë në Kaliforni me Princin Archie dhe Princeshën Lilibet” tha një zëdhënës i pallatit për Page Six më 12 prill. 

Për ceremoninë e 6 majit 'Backingham Palace' po bën përgatitjet e fundit, nga lista e të ftuarve deri te dekori e organizimi që pritet të jetë madhështor. 

tom bower

Sondazh

Poll