Bota

Parandalohet vrasja në spitalin spikiatrik në Gjermani/ Pacienti sulmon me thikë stafin dhe vizitorët, policia e neutralizon duke shtënë me armë në ajër

 Një zëdhënës i policisë tha se ai kërcënoi infermierët dhe pacientët dhe bëri të njëjtën gjë me oficerët kur ata mbërritën. 

21 Prill 2023, 19:23 Nga a.l
Parandalohet vrasja në spitalin spikiatrik në Gjermani/ Pacienti
Autori

GJERMANI- Policia në Gjermani ka parandaluar një vrasje në spitalin psikiatrik në Heinz-Galinski-Strasse, Berlin. Një pacient 45-vjeçar ka tentuar të sulmojë me thikë stafin dhe pacientët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, shkruajnë mediat e huaja. 

Policia në kryeqytetin gjerman ka shkuar në vendngjarje pas disa thirrjeve të urgjencës. Oficerët qëlluan dy herë në ajër për ta neutralizuar. Një zëdhënës i policisë tha se ai kërcënoi infermierët dhe pacientët dhe bëri të njëjtën gjë me oficerët kur ata mbërritën. 

Në vitin 2020, një vrasës antisemitik u dënua me burgim të përjetshëm për një sulm në një sinagogë gjermane në festën e Yom Kippur në 2019 që la dy të vdekur. Stephan Balliet, 28 vjeç, kishte postuar një sharje kundër hebrenjve përpara se të sulmonte një sinagogë në Halle, Gjermania lindore , më 9 tetor, të cilën e transmetoi drejtpërdrejt.

sulm ne gjermani

Sondazh

Poll