Bota

Reforma e pensioneve, vazhdojnë protestat në Francë, qytetarët shfaqen me pankarta e 'Porta e Ferrit'

Pjesëmarrësit në demonstratën e vogël u ngjitën në një balustradë përpara "Porta e Ferrit" të skulptorit Auguste Rodin dhe shfaqën një pankartë kundër reformës, duke valëvitur flamujt e sindikatave dhe duke brohoritur kundër Macron dhe qeverisë.

21 Prill 2023, 19:48 Nga I.A
Reforma e pensioneve, vazhdojnë protestat në Francë,
Protesta

FRANCË- Rreth tridhjetë anëtarë të sindikatës CGT Cultura organizuan një demonstratë mëngjesin e sotëm në Musée d'Orsay në Paris në Francë, për të protestuar kundër reformës së pensioneve, e cila është bërë ligj, e cila rrit moshën e daljes në pension në 64 vjeç. 

Pjesëmarrësit në demonstratën e vogël u ngjitën në një balustradë përpara "Porta e Ferrit" të skulptorit Auguste Rodin dhe shfaqën një pankartë kundër reformës, duke valëvitur flamujt e sindikatave dhe duke brohoritur kundër Macron dhe qeverisë. Shumë vizitorë të muzeut kanë shprehur solidaritet me anëtarët e GKT.

protesta ne france

Sondazh

Poll