Aktualitet

FOTO E RE/ Publikohet imazhi ballor i vrasësit të Nikulajt, autori i atentatit la gjurmë kudo, në dorën e djathtë nuk mbante dorezë

Me të njëjtën dorë, ai ka prekur dorezën e derës e për rrjedhojë motorin. Kjo praktikisht tregon se ai ka lënë gjurmët e gishtërinjve kudo, diçka që mund të ndihmojë në identifikimin e tij.

21 Prill 2023, 21:20 Nga F.M
FOTO E RE/ Publikohet imazhi ballor i vrasësit të Nikulajt, autori i
Vrasësi i Ardian Nikulajt

SHËNGJIN- Kjo foto tregon një tjetër imazh të personit që vrau 51-vjeçarin Ardian Nikulaj. Në këtë imazh tregohen më shumë detaje mbi personin në fjalë, pavarësisht se fytyra nuk është e identifikueshme. Kjo për shkak të skafandrës që ai mban në kokë dhe maskës farmaceutike. Gjithsesi, sytë i dallohen pak.

Por, kjo nuk është e vetmja ‘shenjë’ që ka lënë njeriu që kreu atentatin e 19 prillit. Kjo është vënë re dhe në videon e publikuar ku tregohet e gjithë skenë e vrasjes. Vrasësi ka pasur dorezë vetëm në dorën e majtë, ndërsa dorën e djathtë me të cilën ka mbajtur armën e krimit dhe ka qëlluar, nuk e ka mbuluar. Por, me të njëjtën dorë, ai ka prekur dorezën e derës e për rrjedhojë motorin. Kjo praktikisht tregon se ai ka lënë gjurmët e gishtërinjve kudo, diçka që mund të ndihmojë në identifikimin e tij.

Deri më tani raportohet se në atentat kanë marrë pjesë të paktën 3 persona,. Dy prej tyre kanë marrë pjesë si vëzhgues, ndërsa një ka qenë organizatori. Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e së mërkurës kur sapo kishte hyrë dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit.

Autori, siç u pa nga pamjet, mban një maskë, skafandër, jelek fosforeshent dhe i kamufluar me veshje të trasha. Ai futet në lokal, qëllon me armë Nikulajn dhe pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt largohet qetësisht me motor nga vendngjarja. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim, ndërkohë që pista ku po hetohet është ajo e gjakmarrjes. Kjo pasi Nikulajt i është vrarë një vëlla nga pjesëtarë të fisit Balaj. Kjo ngjarje është pasuar në dy të vrarë nga familja Balaj dhe për asnjërën nga ngjarjet nuk ka pasur të arrestuar. Nuk përjashtohen konfliktet për bizneset apo politikën./Dosja.al

ardian nikulaj vritet ardian nikulaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Prill 2023, 18:45 F.M

Shqipëria pezullon vizat për rusët

Ambasada ruse TIRANË- Shqipëria ka pezulluar hyrjen pa viza për shtetasit rusë. Vendimi është marrë një ditë m...