Aktualitet

Nikulaj do vritej që në 17 prill, autori udhëtoi dy ditë rresht nga Shkodra drejt Lezhës, me të njëjtin motor e veshje (Ç'pikasën kamerat?)

Ndaj, ai është larguar për tu rikthyer më 19 prill, ditë kur dhe kreu vrasjen.

21 Prill 2023, 18:25 Nga F.M
Nikulaj do vritej që në 17 prill, autori udhëtoi dy ditë
Ardjan Nikulaj

SHËNGJIN- Vrasja e biznesmenit Ardjan Nikulaj, ishte parashikuar të realizohej që në datën 17 Prill. Kjo pasi siç raportohet, autori është konstatuar përballë kompleksit “Coral” në Shëngjin, pikërisht në 17 Prill. Ai është parë nga kamerat e sigurisë teksa qëndron në pritje për të vepruar, sapo të shikonte siluetën e biznesmenit Nikulaj.

Kamerat e sigurisë kanë zbuluar gjithashtu se i njëjti person, i ka udhëtuar me të njëjtin motor, tre ditë rresht, nga Shkodra në drejtim të Lezhës. Dy udhëtimet e tij, në datën 17 dhe 18 Prill, me qëllim ekzekutimin e Nikulaj, kanë rezultuar të dështuara, për shkak se vrasësi nuk ka mundur ta gjejë të vetëm biznesmenin. Ndaj, ai është larguar për tu rikthyer më 19 prill, ditë kur dhe kreu vrasjen.

Deri më tani raportohet se në atentat kanë marrë pjesë të paktën 3 persona,. Dy prej tyre kanë marrë pjesë si vëzhgues, ndërsa një ka qenë organizatori. Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e së mërkurës kur sapo kishte hyrë dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit.

Autori, siç u pa nga pamjet, mban një maskë, skafandër, jelek fosforeshent dhe i kamufluar me veshje të trasha. Ai futet në lokal, qëllon me armë Nikulajn dhe pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt largohet qetësisht me motor nga vendngjarja. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim, ndërkohë që pista ku po hetohet është ajo e gjakmarrjes. Kjo pasi Nikulajt i është vrarë një vëlla nga pjesëtarë të fisit Balaj. Kjo ngjarje është pasuar në dy të vrarë nga familja Balaj dhe për asnjërën nga ngjarjet nuk ka pasur të arrestuar. Nuk përjashtohen konfliktet për bizneset apo politikën./Dosja.al

ardian nikulaj vritet ardian nikulaj

Sondazh

Poll