Aktualitet

KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-prokurores Rozeta Qirjaqi

Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtare Albana Shtylla, Mimoza Tasi e Natasha Mulaj, pas përfundimit të gjykimit të ankimit të Qirjaqit në dhomë këshillimi.

21 Prill 2023, 21:08 Nga DOSJA
KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-prokurores Rozeta Qirjaqi
Rozeta Qirjaqi

TIRANË- Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të enjtes më 20 prill vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ish-prokurores së Apelit Korçë, Rozeta Qirjaqi.

Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtare Albana Shtylla, Mimoza Tasi e Natasha Mulaj, pas përfundimit të gjykimit të ankimit të Qirjaqit në dhomë këshillimi.

Rozeta Qirjaqi u shkarkua prej Komisionit më 8 korrik 2020 pasi u konkluduan probleme në kriterin e pasurisë dhe atë të figurës.

Rozeta Qirjaqi e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në fillim të viteve ’90 dhe punoi si prokurore në Prokurorinë e Korçës. Në vitin 2008, ajo u emërua prokurore e Apelit të Korçës, detyrë që e kreu deri para vendimit të KPK më 8 korrik 2020.

Marrë nga Reporter.al

rozeta qirjaqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Prill 2023, 18:45 F.M

Shqipëria pezullon vizat për rusët

Ambasada ruse TIRANË- Shqipëria ka pezulluar hyrjen pa viza për shtetasit rusë. Vendimi është marrë një ditë m...