Aktualitet

Policia qëlloi dhe me armë! U arrestua dy ditë më parë, si u shpëtoi prangave në Vorë Ramazan Rraja, s’e ndaloi makinën pavarësisht të shtënave, ngjarja u fsheh

Ngjarja në fjalë nuk është raportuar në media.

21 Prill 2023, 17:46 Nga F.M
Policia qëlloi dhe me armë! U arrestua dy ditë më parë,
Ramazan Rraja

TIRANË- Ramazan Rraja, nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Ramazan Rraja i ka shptuar një operacioni të organizuar dy ditë më parë në Vorë. Klodiana Lala raporton se se një efektiv ka tentuar të ndalonte makinën me të cilën Rraja po udhëtonte, por automjeti është larguar me shpejtësi. Sipas Lalës, në këtë moment efektivi i policisë ka qëlluar në drejtim të makinës, e cila pavarësisht të shtënave nuk ka ndaluar, por ka vijuar rrugën.

Ngjarja në fjalë nuk është raportuar në media. Rraja u vu në pranga dy ditë më parë në një lokal tek Ura e Gjoles në Fushë Krujë. Sot, para gjykatës, Rraja ka hedhur poshtë akuzat për përfshirjen në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.

30-vjeçari Rraja, në momentin e arrestimit, ishte në shoqërinë e Luiz Konomit, i cili gjithashtu kërkohej nga Policia. Konomi i njohur si ‘Çupja’ ishte shpallur në kërkim si një nga dy personat që kërcënoi me jetë biznesmenin Eral Myftaraj për t’u tërhequr nga tenderi që fitoi nga Bashkia e Tiranës.

Ramazan Rraja u shpall në kërkim zyrtarisht pas dëshmisë së dhënë nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, i cili rrëfeu se pas ngjarjes së ndodhur më 1 nëntor të vitit 2021 qëndronte grupi i Plarent Dervishajt.

Pas dëshmisë u organizuar dhe operacioni nga SPAK që u finalizua më 20 janar të këtij me 5 të arrestuar dhe katër të shpallur në kërkim. u arrestuan Genti Nerjaku alias Akil Nerjaku, 40 vjeç, i cili i ka shpëtuar një atentati me snajper më 12 shtator 2022 në zonën e plazhit në Durrës, Marsel Deçka, 38 vjeç, agjent doganor (i afërm i Plarent Dervishaj), Endrit Sinani, 29 vjeç, Julian Pjetri, 45 vjeç dhe Bashkim Haxhija, 54 vjeç. Në kërkim janë ende: Plarent Dervishaj që tashmë ndodhet në Dubai, bashkë me Julian Meçen. 

ramazan rraja

Sondazh

Poll