Aktualitet

Shqipëria pezullon vizat për rusët

Deri më dje, regjimi pa viza ishte aktiv çdo vit nga 1 maji deri më 30 shtator, në kuadër të sezonit turistik. 

21 Prill 2023, 18:45 Nga F.M
Shqipëria pezullon vizat për rusët
Ambasada ruse

TIRANË- Shqipëria ka pezulluar hyrjen pa viza për shtetasit rusë. Vendimi është marrë një ditë më parë nga Këshilli i Ministrave, por vetëm sot është pasqyruar nga ambasada ruse në Tiranë. Në një postim, ambasada njofton rusët se për të hyrë në Shqipëri, do t'ju duhet të aplikojnë për viza pranë ambasadës. Deri më dje, regjimi pa viza ishte aktiv çdo vit nga 1 maji deri më 30 shtator, në kuadër të sezonit turistik. 

Njoftimi: Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse bën me dije, se në përputhje me ndryshimet e datës 20 prill 2023 në Vendimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë nr. 858, datë 29.12.2021, anulohet regjimi pa viza për shtetasit e Federatës Ruse (çdo vit nga 1 maji deri më 30 shtator),"- thuhet në mesazh.

ambasada ruse vizat per ruset

Sondazh

Poll