Bota

Akuzat për përdhunim dhe shfrytëzim seksual, gjykata rumune i zgjat paraburgimin Andrew dhe Tristan Tate

Ai u arrestua për herë të parë së bashku me vëllanë e tij, Tristan, në shtëpinë e tyre në Bukuresht në dhjetor 2022.

21 Prill 2023, 19:04 Nga I.A
Akuzat për përdhunim dhe shfrytëzim seksual, gjykata rumune i
Andrew dhe Tristan Tate

RUMANI- Andrew Tate i është zgjatur arresti shtëpiak për 30 ditë të tjera nga një gjykatë rumune. Ai u arrestua për herë të parë së bashku me vëllanë e tij, Tristan, në shtëpinë e tyre në Bukuresht në dhjetor 2022.

Më 31 mars, influencuesi u zhvendos nga paraburgimi në arrest shtëpiak pas një vendimi nga një gjykatës rumun. Ende nuk janë ngritur akuza ndaj vëllezërve apo dy bashkëpunëtorëve të tjerë që u arrestuan përkrah tyre. Megjithatë, prokurorët po hetojnë vëllezërit për krime të dyshuara për trafikim njerëzor, përdhunim dhe formim të një bande kriminale për shfrytëzim seksual të grave.

Ata nga ana tjetër i kanë mohuar akuzat. Dy bashkëpunëtoret e tyre, Georgiana Naghel dhe Luana Radu, u transferuan gjithashtu nga paraburgimi në arrest shtëpiak më 31 mars. Që të katërt janë urdhëruar të qëndrojnë në pallatet ku jetojnë, nëse nuk kanë leje për tu larguar. Andrew Tate ka miliona ndjekës në internet. Përmbajtja e tij është veçanërisht e popullarizuar në mesin e të rinjve të tërhequr nga imazhi i tij i veçantë.

andrew tate tristian tate

Sondazh

Poll