Sport

Sportistja seksi Paige Spiranac, u tregon fansave arsyen pse nuk zhvishet nudo...

Ndikuesja e golfit është e sinqertë me fansat e saj

21 Prill 2023, 18:50 Nga DOSJA

Sportistja seksi Paige Spiranac, u tregon fansave arsyen pse nuk zhvishet

SHBA - Fansat janë mërzitur që Paige Spiranac, në këtë 2023 idhulli i tyre është rrëzuar nga froni si “gruaja më seksi në botë”, diçka e zgjedhur nga revista Maxim. Këtë vit ai privilegj është për modelen Ashley Graham.

Por kjo nuk kishte rëndësi për Peige-n, e cila vazhdon me të gjitha projektet e saj, ashtu siç i pëlqen të ndajë çdo ditë një moment me ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale. Ndikuesja nuk ka turp të flasë për çfarëdo teme që të jetë.

Dhe një nga temat më të përsëritura është kur fansat e pyesin se pse nuk zhvishet më tepër në rrjetet sociale. Diçka që ajo nuk lodhet duke e përsëritur dhe shpjeguar me të gjitha llojet e detajeve për të shmangur çdo polemikë.

Spiranac jep arsyet e saj: "Nuk është turp që dikush ta bëjë këtë, por unë nuk ndihem  rehat duke e bërë këtë. Dhe gjithashtu, ta merrni falas në internet, kur të doni."

Sportistja seksi Paige Spiranac, u tregon fansave arsyen pse nuk zhvishet

Ajo që ka premtuar influencuesja e njohur në golf, është se ka treguar se ku mund t'i gjeni fotot e saj më seksi: "Shumë prej tyre janë në Only Paige, përveç gjërave të tjera. Dhe po, ka foto shumë seksi atje, gjëra më seksi se ato që unë vendos këtu. Por nuk ka lakuriqësi."

Së fundi, Paige dha një mesazh të drejtpërdrejtë, me të cilin dëshiron të zgjidhë çështjen e nudos së saj : "Mendoj se ka diçka seksi të përdorësh imagjinatën tënde dhe të mos tregosh asgjë".

Të gjithë fansat e tij e përshëndetën mendimin e saj për të mos shfaqur këtë lloj përmbajtjeje në rrjetet sociale, ashtu siç vlerësuan punën e saj në platformë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll