Sport

Pasi Musk kërkon para për distiktivin blu, ylli britanik i Chelsea largohet nga Twitter!

Ndërsa vendimi i Elon Musk për të hequr certifikatat në Twitter shkaktoi polemika, një nga yjet e Chelseat reagoi.

21 Prill 2023, 17:23 Nga DOSJA
Pasi Musk kërkon para për distiktivin blu, ylli britanik i Chelsea

ANGLI - Ashtu si shumë futbollistë, edhe mesfushori sulmues i Chelsea, Mason Mount, kishte një distinktiv blu në llogarinë e tij në Twitter. Mirëpo pronari i ri, Elon Musk, njoftoi, se ata me një distinktiv blu të trashëguar, do të duhet të paguajnë për ta ruajtur këtë funksion edhe pas të enjtes, gjë që shkaktoi reagime.

Mesfushori i Chelseat, Mason Mount, ka vendosur ta fshijë llogarinë e tij në Twitter për shkak të ndryshimeve të bëra në platformë. Lojtari i kombëtares angleze i është drejtuar fansat e tij në rrjete të tjera sociale. 

Në një postim në Twitter, mesfushori shkruan: “Gjatë viteve më ka pëlqyer shumë të lidhem me ju të gjithë në Twitter. Fatkeqësisht, platforma po ndryshon, kështu që vendosa të fshij llogarinë time. Ju gjithmonë mund të më kontaktoni në rrjetet e mia të tjera sociale. Kujdes, Mason”.

Tweet-i ngjalli shumë spekulime në Twitter, duke përfshirë edhe të ardhmen e tij.  Megjithatë, ky reagim duket se ka të bëjë vetëm me rrjetet e tij sociale, pasi yjet më të mëdhenj si Mbappé, Benzema apo Ronaldo kanë humbur certifikimin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll