Sport

Për Pep Guardiolën, ‘hat-trick’u është ende shumë larg…

Edhe pse skuadra e tij është ende në garë në FA Cup, në Champions League dhe ende mund të shpresojë të fitojë Premier League, trajneri i Man.Cityt preferon të jetë i kujdesshëm dhe refuzon të përmend një ‘hat-trick’ të mundshëm, në prag të gjysmëfinales së FA Cup kundër Sheffield United të shtunën.

21 Prill 2023, 18:23 Nga DOSJA
Për Pep Guardiolën, ‘hat-trick’u është ende

ANGLI - Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, para gjysmëfinales së FA Cup kundër Sheffield United, të shtunën në orën 17:45, në konferencën për shtyp është shprehur: 

“Jam shumë i lumtur që kishim dhjetë pyetje përpara se të flisnim për ‘hat-trick’... Ne do të fillojmë të flasim për trisin kur të kemi fituar Premier League, pas fitimit të FA Cup dhe në prag të finales së Champions League. 

Shikoni sa larg jemi nga fillimi i të folurit për të!... Sa herë janë bërë tris në këtë vend të jashtëzakonshëm? Sa vite kanë kaluar? Sa here ka ndodhur? Vetëm një herë. Fqinjët tanë të Manchester United e kanë bërë këtë. Një herë në shekuj? Ne jemi më afër të mos e bëjmë atë, sesa ta bëjmë.” 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll