Sport

VIDEO / Tifozët e Sevillas, shkojnë në shtëpinë e futbollistit të vdekur për ta përkujtuar, babai tij përlotet para tyre

Në pamjen emocionueswe përpara ndeshjes që Sevilla fitoi 3-0 përballë Manchester United, qindra tifozë kujtuan figurën e tij.

21 Prill 2023, 17:57 Nga DOSJA
VIDEO / Tifozët e Sevillas, shkojnë në shtëpinë e

SPANJE - Më 27 Prill 2006 Antonio Puerta shkroi emrin e tij në historinë e Sevilla FC Goli i tij kundër Schalke 04 e çoi Sevillan në finalen e parë evropiane dhe e ktheu Puertën në një legjendë të klubit.

Vdekja e tij në gusht 2007 ishte një goditje shumë e rëndë për Sevillan dhe për të gjithë futbollin spanjoll, por trashëgimia e tij është e përjetshme dhe fansat e tij e kujtojnë gjithmonë me dashuri.

Disa orë përpara se Sevilla të mundte 3-0 Manchester United, qindra tifozë të Sevillas shkuan në shtëpinë e babait të Antonio Puerta për të kujtuar figurën e djalit të tij. Emocioni ishte aq i madh sa nuk i mbante dot lotët. Pamjet e mbledhura janë shumë emocionuese.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll