Art&Argëtim

Orinda Huta e revoltuar, ka një mesazh për të gjithë ata që e kritikuan, pas gafës në rrjete sociale (VIDEO)

30 Shtator 2019, 07:47 Nga DOSJA
Orinda Huta e revoltuar, ka një mesazh për të gjithë ata

TIRANË– Këngëtarja dhe moderatorja, Orinda Huta ka ndarë një videomesazh në rrjete sociale. E revoltuar me disa prej komentuesve, që kapen me gjëra të vogla, Orinda Huta ka shpjeguar se gafa në postimin e saj, ishte një gabim shpejtësie.

“Po mirë njëher, po ca keni kshu. Bëra një foto unë. E bëra shpejt, po s’kisha kohë se do dilja transmetim në TV Klan në ora 8 dhe e shkrujta shpejt e shpejt, apo nuk kisha as valë aty. Dhe direkt ju shkoi mendja se unë nuk di ta shkruaj fjalën zgjedhim dhe e shkruaj zjevim. Ndoshta ndoshta, ndoshta edhe nuk di ta shkruaj, dhe ju falenderoj njëherë që jeni aq të vëmendshëm. Ju du fort”- është shprehur Orinda Huta në videomesazhin e saj në Instagram.

Këngëtarja postoi një foto me bashkëshortin e saj, Turjan Hyskën, në të cilën shkruante: “Tani @rtvklan me Porta e fatit, zgjefhim fituesit e javes se ardhshme…”

Aq është dashur që ndjekësit të kapin menjëherë gabimin duke e nxjerrë në pah me anë të komenteve në profilin e moderatores, Orinda Huta.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz gafa e orinda hutës moderatorja orinda huta orinda huta gafa e orinda hutës moderatorja orinda huta orinda huta

Sondazh

Poll