Art&Argëtim

“Me vajzën që e dua shumë”, binjakët Veshaj hapin zemrën në emision, flasin hapur për Jonidën dhe Borën

30 Shtator 2019, 07:28 Nga DOSJA
“Me vajzën që e dua shumë”, binjakët Veshaj

TIRANË– Romeo dhe Donald Veshaj, dy aktorët e humorit që spikatën në Al Pazar, përflitet të jenë në një histori dashurie me dy nga vajzat e njohura të shoëbiz-it shqiptar. Jonida Maliqi dhe Bora Zemani janë dy vajzat që kanë rrëmbyer zemrat e binjakëve Veshaj.

Të dy çiftet janë kapur mat me njëri-tjetrin, por që të dy kanë preferuar të mos i bëjnë publike lidhjet e tyre, duke lënë një pikëpyetje mbi raportin e tyre.

Megjithatë, të ftuar në “E diell”, vëllezërit Veshaj hapën zemrën dhe rrëfyen për partneret e tyre, që u nënkuptuan se cilat ishin.

Romeo Veshaj nuk shpëtoi pa u ngacmuar për foton e shumëpërfolur , në të cilën përqafon një vajzë me kurriz, me flokë të zinj pisk, në të njëjtin model me Jonida Maliqin.

 

 

The less you reveal , the more people can wonder ?

A post shared by Romeo Veshaj (@romeoveshaj) on


Aktori nuk pohoi të ishte me këngëtaren, ama pranoi se ishte me një vajzë që e donte shumë.

Ndërkohë nga ana tjeter Donald Veshaj rrëfeu se pushimet në Dhërmi i ka bërë nën shoqërinë e të dashurës.

“Isha me vajzën time, të dashurën domethënë xhindin”,– është shprehur Donald Veshaj, duke nënkuptuar se Bora Zemani paska dhe një pseudonim interesant.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz binjaket veshaj bora zemani donald veshaj jonida maliqi romeo veshaj binjaket veshaj bora zemani donald veshaj jonida maliqi romeo veshaj

Sondazh

Poll