21 Prill 2023, 10:35
Nga DOSJA

ANGLI - Haaland postoi një fotografi në faqen e tij në Instagram gjashtë ditë më parë, në të cilën mbante dy shishe qumësht. Norvegjezi shkroi në përshkrim: "Unë dhe ilaçi magjik". Gazetarët zbuluan se çfarë pije të veçantë përdor futbollisti pas çdo seance stërvitore.
"Ilaçi magjik" i Haaland
Sipas Marca, e cila citon The Sun, Haaland përgatit disa pije pas stërvitjes. Ato përmbajnë qumësht lope, lakër jeshile dhe spinaq.
Lakra jeshile është e pasur me antioksidantë dhe vitaminë C. Ekspertët e përshkruajnë lakra jeshile, si një ushqim shumë i pasur me lëndë ushqyese. Spinaqi mund të luftojë lodhjen dhe të përmirësojë cilësinë e gjakut. Është gjithashtu i pasur me vitaminë A, vitaminë B, vitaminë C dhe vitaminë K.
Përveç këtij “ilaci”, Erling Haaland konsumon edhe shumë perime gjatë pjesës tjetër të ditës. Dietologët kanë krijuar një program të saktë në këtë drejtim. Fotoja e Erling Haaland pranë dy shisheve të qumështit mblodhi më shumë se 3.5 milionë pëlqime në Instagram.
Sulmuesi Haaland ha gjashtë vakte në ditë, të cilat duhet të jenë gjithsej 6000 kilokalori. Ushqimet e ngrira dhe pijet me sheqer janë në listën e produkteve të ndaluara. Gjithashtu, kuzhinierët e tij nuk përdorin kripë dhe vaj.
Haaland së fundmi foli për dietën e tij: "Jam shumë i kujdesshëm kur bëhet fjalë për trupin tim. Gjëja më e rëndësishme është të ha ushqim cilësor. Njerëzit thonë se nuk është mirë të hahet mish. Por për çfarë mishi po flasim? Mish McDonalds apo për lopën e malit, e cila hante vetëm bar?”, tha sulmuesi, në një dokumentar.
Shifrat e "bishës"

Erling Haaland po kalon një sezon të jashtëzakonshëm. Ai ka shënuar 48 gola në 41 ndeshje zyrtare. Norvegjezi ka një gol të shënuar çdo 66 minuta. Ai kryeson renditjen e golashënuesve si në Premier League (32 gola) dhe në UEFA Champions League (12 gola).
Manchester City është kualifikuar në gjysmëfinale të Champions League, ku do të përballet me Real Madridin për një vend në finalen e madhe. Në gjysmëfinalen tjetër do të përballen rivalët e Milanit, Interi dhe AC Milan.
Në Premier League, Haaland dhe kolegët e tij janë në gjurmët e liderit Arsenal. “Topçinjtë” kanë 74 pikë, ndërsa City 70 pikë. Megjithatë, “qytetarët” kanë një ndeshje në minus dhe pason një duel direkt mes dy skuadrave.
B.T (Dosja.al)
Sport
21 Prill 2023, 10:20
ANGLI - Pasi Chelsea u eliminua nga Real Madrid nga Champions League, 0-4 në total, trajneri Todd Boehly vendosi të marrë një s&...
Sport
21 Prill 2023, 10:14
ANGLI - Liverpool është një nga klubet më të suksesshme në Premier League për sa i përket stërvitjeve dhe për ...
Sport
21 Prill 2023, 10:09
TIRANE - Braziliani, që pak ditë më parë festoi edhe ditëlindjen e tij të 49-të, ka filluar jo vetëm të jetojë...
Sport
21 Prill 2023, 09:46
ITALI - Siç raporton “Tuttosport”, dhjetë lojtarë janë me valixhet gati për t’u larguar nga Torino. Portieri i Komb...
Sport
21 Prill 2023, 09:32
ANGLI - Çelsi po kalon një formë mjaft të dobët, duke e mbyllur sezonin pa asnjë trofe të fituar, edhe pas shpenzimeve t&eu...
Sport
21 Prill 2023, 09:14
TIRANE - Në ditën e djeshme UEFA ka bërë një rifreskim të renditjes së ekipeve më të mira në Europë. Kjo ...
Sport
21 Prill 2023, 09:00
A.B
Sherri
TIRANË- Sherri në derbin e dytë gjysmëfinal ndërmjet Partizanit dhe Tiranës në Kategorinë e Parë të...
Sport
21 Prill 2023, 08:59
ITALI - Juventusi ka marrë sot një lajm fantastik nga gjykata. Bardhezinjve u është anulluar dënimi me heqjen e 15 pikëve. Tashm&e...
Sport
21 Prill 2023, 08:40
ANGLI - Në kërkim të një trajneri, drejtuesit e Stamford Bridge kanë menduar tashmë disa emra, një prej të cilëve...
Sport
21 Prill 2023, 08:25
SPANJE - Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka bërë një fjalim të jashtëzakonshëm për fansat e tij përmes rrjeteve ...