Sport

Maria Liman, tifozja seksi e Chelseat, grabitet në mes të rrugës nga një burrë me biçikletë: “Po e mbaja me të dyja duart!”

Maria Liman, gruaja e cilësuar si tifozja më e bukur e Chelseat, u grabit dhe u la plotësisht e traumatizuar. Hajdutët i kanë rrëmbyer telefonin menjëherë nga dora dhe më pas kanë rrahur një grua tjetër. Ngjarja ka ndodhur në mes të rrugës.

21 Prill 2023, 10:50 Nga DOSJA

Maria Liman, tifozja seksi e Chelseat, grabitet në mes të rrugës

ANGLI - Maria Liman, e cilësuar si tifozja më seksi në Kampionatin Botëror 2018, tregoi me tmerr se si u grabit në mes të rrugës. Grabitja ka ndodhur pranë Tower Bridge në Londër.

E reja ruse po ecte në rrugë në mes të ditës, kur një burrë me biçikletë kaloi aty pranë dhe ia mori telefonin menjëherë nga dora. Pavarësisht se Maria bërtiti për ndihmë, hajduti kaloi rrugën me biçikletën e tij dhe tentoi të grabiste edhe një grua tjetër. Policia tha se viktima e dytë ishte shtyrë pas një muri, një goditje që shkaktoi një dëmtim në kokë.

Tifozja e Chelseat rrëfen se kjo është hera e dytë që i vidhet telefoni, madje në të njëjtën zonë. “Telefonin e kisha shumë afër dhe e mbajta me të dyja duart. Unë thjesht nuk mund ta besoja, përsëri! Përsëri! Më vodhën sërish telefonin, vetëm këtë herë burri ishte me biçikletë, me helmetë të zezë dhe me rroba të zeza.

Fillova të bërtas shumë me zë të lartë, duke u kërkuar njerëzve të më ndihmonin dhe vrapova pas tij, gjatë gjithë rrugës vazhdoja të bërtisja për të tërhequr vëmendjen.  Grabitësi në biçikletë nuk u interesua shumë për britmat e mia dhe shkoi në anën tjetër të rrugës për të vjedhur një telefon tjetër nga një vajzë. Unë vazhdova të vrapoj dhe të bërtas gjatë gjithë kohës.

Grabitësi përfundoi duke braktisur biçikletën e tij. Për pak e kam kapur dhe pashë katër telefona që i binin nga xhepi. Unë jetoj afër Tower Bridge. Ky është një vend mjaft turistik dhe si gjithmonë krimi lulëzon në vendet turistike.

Unë do t'u kërkoja njerëzve të mos përmbahen në situata të tilla, por të raportojnë në polici dhe të kërkojnë ndihmë. Londra po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme, kështu që ju mund të humbni jetën me qetësi, duke shkuar në punë”, tha Maria Liman, sipas The Sun.

Maria Liman, tifozja seksi e Chelseat, grabitet në mes të rrugës

Zyrtarët e zbatimit të ligjit thanë se po vijojnë hetimet për kapjen e autorëve. “Rreth orës 11:41 të së premtes, më 14 prill, policia u thirr për një raport për një sulm në Tooley Street, Southwark. Oficerët ndoqën incidentin dhe folën me viktimën, një femër rreth të 20-ave, e cila tha se kishte qenë duke ecur përgjatë rrugës Bermondsey, kur telefoni i saj iu vodh nga dora nga dy burra duke pedaluar, duke e bërë atë të rrëzohej.

Ajo arriti të largonte një nga burrat, përpara se ai ta shtynte në një mur, duke i shkaktuar një lëndim në kokë. I dyshuari ra nga biçikleta dhe u largua në këmbë, duke i rënë disa telefona celularë nga xhepi.

Një numër vjedhjesh të tjera dhe tentativa për vjedhje u raportuan në kohë të ngjashme aty pranë. Rasti është duke u hetuar, dhe hetimet janë në vazhdim”, ishte deklarata e policisë në Londër.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll