Sport

Befason nëna e Hakimit: "Nuk dija gjë për pasurinë e djalit, po mirë bëri, kështu mund ta hiqte qafe gruan!"

Hakimi po përballet me dënimin publik, pasi dëshiron ta lërë pa asgjë gruan që i ka dhënë fëmijë dhe mesa duket në këtë e përkrah edhe nëna e tij.

21 Prill 2023, 11:16 Nga DOSJA

Befason nëna e Hakimit: "Nuk dija gjë për pasurinë e

FRANCE - Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Ashraf Hakimi e ka lënë gruan e tij Hiba Abuk duarbosh dhe ajo e vuri re këtë gjë pasi bëri kërkesë për divorc për akuzat për tradhëti.

Ai ia vuri gjithçka kishte në llogarinë e nënës së tij... Aktorja bukuroshe planifikoi t’i merrte gjysmën e pasurisë futbollistit maroken, pasi ai mashtroi dhe u akuzua për përdhunim dhe nëna e yllit të PSG-së pretendon se nuk e dinte fare për lëvizjen e djalit të saj.

“Djali nuk më ka njoftuar për kalimin e pasurisë tek unë! A e ka bërë këtë për të mbrojtur veten? Nuk e di, por... Cili është problemi nëse është e vërtetë? Nëse djali im nuk do ta kishte bërë këtë, atëherë ai nuk do të ishte në gjendje ta hiqte qafe atë grua – tha troç ajo.

Hakimi po përballet me dënimin publik, pasi dëshiron ta lërë pa asgjë gruan që i ka dhënë fëmijë dhe mesa duket në këtë e përkrah edhe nëna e tij.

Pasuritë e paluajtshme, makinat, bizhuteritë, paratë, gjithçka që ai fitoi i shkojnë gruas që e lindi dhe gruaja që lindi trashëgimtarët e tij do të duhet të luftojë për të drejtën e saj në gjykatë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll