Sport

Të rinjtë e Liverpoolit kanë një klauzolë... për makinat: “Ne nuk duam që ata të udhëtojnë me një Ranger Rover”

Drejtori i Akademisë shpjegon arsyen e tij

21 Prill 2023, 10:14 Nga DOSJA
Të rinjtë e Liverpoolit kanë një klauzolë... për

ANGLI - Liverpool është një nga klubet më të suksesshme në Premier League për sa i përket stërvitjeve dhe për këtë qëllim, ka shumë detajet e vogla për të siguruar që fëmijët të rriten në mënyrën e duhur për të arritur majat. 

Ka shumë detaje të panjohura që ndodhin në prapaskenë, por së fundmi një prej tyre u zbulua nga Alex Inglethorpe, drejtori i Akademisë ‘Reds’ që nga viti 2020, teksa futbollistët e rinj vinë në stërvitje. Logjika është e qartë: nuk ka automjete luksoze apo tepër imponuese.

"Ka një kërkesë, që lojtarët e rinj që duan të regjistrohen të bien dakord me një klauzolë në lidhje me makinat e tyre. Ne nuk duam që ata të lëvizin me një Ranger Rover. Arsyeja për këtë është, sepse ne nuk duam që ata të ngasin diçka kaq të madhe, që bie shumë në sy, sepse nuk janë vetëm trajnerët, që mund të krijojnë një opinion për ty, por edhe lojtarët e ekipit të parë”,- ka komentuar në një bisedë drejtori i Akademisë ‘Reds’ në podkastin 'Ne jemi Liverpool'.

Drejtori shpjegoi gjithashtu se një nga arsyet e kësaj politike janë edhe rreziqet e përdorimit të makinave me kubikë të mëdhenj. "Unë nuk dua të jem idiot për këtë, por nuk dua që ata të punojnë dhjetë vjet për një audicion, pastaj të dështojnë para se të hyjnë në fushë. Unë dua që ata të jenë të sigurt. Ka shumë zgjedhje per makina të sigurta. Ekziston edhe çështja e imazhit në Instagram dhe TikTok, pasi është shumë e lehtë që një fëmijë të infektohet nga imazhi juaj dhe të përpiqet të jetë i njëjti me ju”, theksoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll