Sport

Sylvinho në duart e një eksperteje, i duhet edhe vetë të stërvitet

Ai ka vendosur që të kujdeset për veten edhe gjatë qëndrimit në Shqipëri. Silvinjo ka vendosur që të jetojë me kohë të plotë në Shqipëri dhe jo të udhëtojë drejt Tiranës vetëm kur ka angazhim me Kombëtaren, siç bënte praktikisht paraardhësi i tij Edi Reja.

21 Prill 2023, 10:09 Nga DOSJA
Sylvinho në duart e një eksperteje, i duhet edhe vetë të

TIRANE - Braziliani, që pak ditë më parë festoi edhe ditëlindjen e tij të 49-të, ka filluar jo vetëm të jetojë në kryeqytet, por edhe të stërvitet në Tiranë. Këtë herë në një palestër dhe në krah të një ish-kampioneje të atletikës, si Klodiana Shala.

Edhe pse nga një anë, kreu i FSHF-së Armand Duka i ka kërkuar dy fitore në ndeshjet e muajit qershor trajnerit të ri për të hyrë bindshëm në rrugën e kualifikimit në Europian, ka vendosur që të kujdeset për veten edhe gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Sylvinjo ka vendosur që të jetojë me kohë të plotë në Shqipëri dhe jo të udhëtojë drejt Tiranës vetëm kur ka angazhim me Kombëtaren, siç bënte praktikisht paraardhësi i tij Edi Reja.

Kështu ai do të njihet më mirë me kulturën vendëse, mentalitetin, ushqimin, ndërkohë braziliani një pjesë të kohës ia ka kushtuar edhe aktivitetit fizik. Me anë të një postimi në profilin e Instagramit, Klodiana Shala shfaqet krahas Sylvinjos në palestër, madje me disa ëmbëlsira në dorë, që mesa duket ka qenë edhe dita kur ai festonte ditëlindjen.

Një ish-kampione si Shala, e cila ka edhe një palestër në Tiranë, patjetër që do t’i jepte një program të mirë për t’u stërvitur, vetëm nëse Sylvinjo ka zgjedhur që të punojë ushtrimet që ka në kokën e tij

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll