Sport

Surprizë! Chelsea kontakton me trajnerin e njohur për të zëvendësuar Lampard

Londinezët shkarkuan Graham Potterin, pas 200 ditësh në stolin e Chelseat dhe "instaluan" Frank Lampard deri në fund të sezonit.

21 Prill 2023, 08:40 Nga DOSJA

Surprizë! Chelsea kontakton me trajnerin e njohur për të

ANGLI - Në kërkim të një trajneri, drejtuesit e Stamford Bridge kanë menduar tashmë disa emra, një prej të cilëve është edhe Julian Nagelsmann. Megjithatë, një tjetër opsion është shfaqur për të marrë detyrën e trajnerit te Chelsea.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari sportiv, Fabrizio Romano, londinezët po shqyrtojnë edhe opsionin e Mauricio Pochettino, ish-trajnerit të Tottenham Hotspur që udhëhoqi skuadrën në finalen e Champions League në sezonin 2018/19 (humbi 0-2 ndaj Liverpool).

Tekniku argjentinas ka mbetur pa skuadër, pasi u largua nga Paris Saint-Germain në verën e vitit 2022, pas një viti e gjysmë në klub, në të cilin ai mesatarisht shënonte 2.15 pikë për ndeshje, sipas statistikave të Transfermarkt.

Maruicio Pochettino gjithashtu ka drejtuar ekipe si Espanyol, Southampton, Tottenham dhe PSG gjatë gjithë karrierës së tij. Shumica e paraqitjeve në stol për një klub ishin në Spurs, 293 ndeshje.

Pas 31 ndeshjeve të luajtura në kampionatin anglez, Chelsea ka grumbulluar 39 pikë nga 93 të mundshme. Si rezultat, skuadra e drejtuar nga Frank Lampard përkohësisht arriti 10 fitore, 9 humbje dhe 12 barazime.

E eliminuar nga Real Madridi nga çerekfinalet e Champions League, Chelsea vazhdon rrugëtimin e saj në kampionat. Londinezët do të përballen me Brentford të mërkurën, më 26 prill, nga ora 21:45. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll