Aktualitet

Adoleshentët ishin të dehur/ Del ekspertiza e aksidentit që i mori jetën një 15-vjeçari dhe u plagosën 3 të tjerë, makina e mbushur plot me birra

Në zonë, sipas ekspertizës nuk janë konstatuar shenja frenimi. Kjo pasi, drejtuesi i mjetit dhe të tre pasagjerët, të gjithë nga 15 vjeç, kanë qenë të dehur në momentin që ka ndodhur aksidenti.

20 Prill 2023, 19:18 Nga F.M
Adoleshentët ishin të dehur/ Del ekspertiza e aksidentit që i
Poliçan

POLIÇAN- Një ditë pas ngjarjes tragjike është zbardhur ekspertiza e aksidentit ku ndërroi jetë një 15-vjeçar dhe u plagosën tre të tjerë. Mësohet se automjeti tip Alfa Romeo që drejtohej nga 15-vjeçari Françesko Zylyftari, pasi ka humbur kontrollin ka rrëshqitur fillimisht në asfaltin e rrugës së sipërme të fshatit, më pas ka rënë në oborrin e një banese të zonës, që gjendej 30 metra thellë nga rruga kryesore.

Në zonë, sipas ekspertizës nuk janë konstatuar shenja frenimi. Kjo pasi, drejtuesi i mjetit dhe të tre pasagjerët, të gjithë nga 15 vjeç, kanë qenë të dehur në momentin që ka ndodhur aksidenti. Ndaj, Françesko Zylyftari nuk ka mundur të frenojë. Në makinë janë gjetur dhe një sasi birrash që siç duket janë konsumuar edhe gjatë rrugës nga të rinjtë. 

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën rurale të fshatit Plirëz në qytetin e Poliçanit, rreth orës 21:35 minuta të mbrëmjes së kaluar.

Si pasojë humbi jetën vëllai i drejtuesit të mjetit, Afisaldo Zylyftari 17-vjeç, ndërkohë që vetë Françesko Zylyftari dhe dy shoqet e tyre u plagosën. Ata janë sjellë në spitalin e Traumës në Tiranë. 

aksident ne polican francesko zylyftari afisaldo zylyftari

Sondazh

Poll