Aktualitet

Taksisti në Tiranë humb jetën në timon

Pas kontrollit nga mjekët, është konfirmuar si ka pësuar infakrt e ndaj ka ndërruar jetë. 

20 Prill 2023, 17:36 Nga F.M
Taksisti në Tiranë humb jetën në timon
Foto Ilustruese

TIRANË- Një taksist ka humbur jetën në krye të detyrës. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, rreth orës 16:15. Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit ka humbur ndjenjat tek zona e njohur si Kthesa e Kamzës. Pas kontrollit nga mjekët, është konfirmuar si ka pësuar infakrt e ndaj ka ndërruar jetë. 

Njoftimi: Rreth orës 16:15, te mbikalimi te Kthesa e Kamzës, shtetasi A. Z., 61 vjeç, duke drejtuar mjetin tip taksi ka humbur ndjenjat. Stafi i ambulancës ka konfirmuar se ka ndërruar jetë dhe paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale”, thuhet në një njoftim të policisë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.

policia e tiranes

Sondazh

Poll