Aktualitet

"Lëre Stivenin, unë të dua", zbardhet biseda që solli vrasjen e të riut në Tiranë, Axel Hoxhaj kërkoi takim: Po je burrë, hajde, mos dërgo SMS

Stiven po kthehej në shtëpi me makinën e tij dhe në rrugë përballet me Axel Hoxhajn dhe Ensi Manzen. Siç u pa dhe në pamjet e publikuara, Hoxhaj shkon menjëherë nga ana e shoferit dhe përleshet me Teshkësin, të cilin e qëllon me një hanxhar, ndërsa Manze mban derën e pasagjerit në mënyrë që të pengonte që shoku I të riut të dilte nga mjeti për ta ndihmuar.

20 Prill 2023, 17:02 Nga F.M

 

"Lëre Stivenin, unë të dua", zbardhet biseda që
Stiven Toshkësi

 

TIRANË- Sherri mes të rinjve që solli vrasjen e Stiven Toshkësit ka nisur që në janar të vitit 2022. Gazetari Arsen Rusta shkruan për Weblajm se në Janar të 2022 aty, një shok i Enzi Manzes dhe Axel Hoxhajt identifikuar me iniciale A, ka mësuar se ish-shoqja e tyre e klasës nga gjimanzi privat “ARS….” kishte nisur një raport intim me Stivenin.

Në dosje thuhet se fillimisht shtetësja me iniciale F ka marrë mesazhet me përmbajtje “Sa e bukur je bërë, ndahu nga i dashuri se të dua unë.”

Këto mesazhe rezulton se F ja ka treguar të ndjerit Stiven Toshkësi, i cili i ka thënë nëse A të shkruan sërish më thuaj. Pas kësaj situate Stiven rezulton se i ka dërguar një mesazh shtetasit A, duke i thënë “mos e ngacmo më F”.

Ky komunikim rezulton të ketë qenë fatali, pasi pas kësaj përgjigjia që do të merrte nga shtetasi A ishte: Po je burrë eja më tako dhe mos më shkruaj!

Dhe takimi u realizua në orët e vona, kur sapo kishte hyrë 18 prilli. Stiven po kthehej në shtëpi me makinën e tij dhe në rrugë përballet me Axel Hoxhajn dhe Ensi Manzen. Siç u pa dhe në pamjet e publikuara, Hoxhaj shkon menjëherë nga ana e shoferit dhe përleshet me Toshkësin, të cilin e qëllon me një hanxhar, ndërsa Manze mban derën e pasagjerit në mënyrë që të pengonte që shoku I të riut të dilte nga mjeti për ta ndihmuar.

Por, ai del dhe përleshet me Manzen. Më pas shkon të ndihmojë shokun e tij, por ishte shumë vonë. Hoxhaj e kishte qëlluar të riun me hanxhar dhe Stiveni po përpiqej të mbijetonte. 

Manze pas krimit është fshehur për disa minuta tek kodrat e liqenit artificial dhe më pas ka telefonuar babain për t'i treguar çfarë ka ndodhur.

Ai do të dalë nesër para gjykatës penale tiranë për tu njohur me kërkesën e prokurorisë atë të arrestit në burg, ndërsa autori është ende në kërkim. 

vritet stiven toshkesi stiven toshkesi

Sondazh

Poll