Aktualitet

U kap me armë në brez, Ramazan Rraja: S'është e imja

Rraja ka mohuar pronësinë e armës, por nuk ka pranuar të flasë më shumë mbi personin që e dispononte apo që ia ka siguruar atë.

20 Prill 2023, 18:05 Nga F.M
U kap me armë në brez, Ramazan Rraja: S'është e imja
Ramazan Rraja

TIRANË- Nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, Ramazani ka mohuar se arma e zjarrit që i ugjet në brez në momentin e arrestimit, të jetë e tij. Në deklaratën e dhënë para grupit hetimor, Rraja ka mohuar pronësinë e armës, por nuk ka pranuar të flasë më shumë mbi personin që e dispononte apo që ia ka siguruar atë.

Rraja u arrestua një natë më parë, në Urën e Gjolës në Fushë Krujë teksa hapte iftarin. Bashkë me të është arrestuar edhe Luiz Konomi, i njohur si ‘Çupja’, njëri nga dy personat që kërcënoi me jetë biznesmenin Eral Myftaraj për t’u tërhequr nga tenderi që fitoi nga Bashkia e Tiranës. 

ramazan rraja

Sondazh

Poll