Vetëdorëzohet personi që vrau Stiven Toshkesin, policia: Ndodhi pas negociatave të vazhdueshme me familjarët
Pas hekurave ndodhet edhe Ensi Manze, shoku i Hoxhaj që mori pjesë si bashkëpunëtor në masakrimin e të riut në orët e vona, kur sapo kishte hyrë data 18 prill.
TIRANË- Axel Hoxhaj, personi që vrau Stiven Toshkësin pas sherri për të dashurën e këtij të fundit është vetëdorëzuar në polici. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se dorëzimi i Hoxhaj para autoriteteve është bërë pas negociatave me familjarët e tij. Pas hekurave ndodhet edhe Ensi Manze, shoku i Hoxhajt që mori pjesë si bashkëpunëtor në masakrimin e të riut në orët e vona, kur sapo kishte hyrë data 18 prill.
Si ndodhi vrasja?
Stiven po kthehej në shtëpi me makinën e tij dhe në rrugë përballet me Axel Hoxhajn dhe Ensi Manzen. Siç u pa dhe në pamjet e publikuara, Hoxhaj shkon menjëherë nga ana e shoferit dhe përleshet me Toshkësin, të cilin e qëllon me një hanxhar, ndërsa Manze mban derën e pasagjerit në mënyrë që të pengonte që shoku i të riut të dilte nga mjeti për ta ndihmuar. Por, ai del dhe përleshet me Manzen. Më pas shkon të ndihmojë shokun e tij, por ishte shumë vonë. Hoxhaj e kishte qëlluar të riun me hanxhar dhe Stiveni po përpiqej të mbijetonte.
Manze pas krimit është fshehur për disa minuta tek kodrat e liqenit artificial dhe më pas ka telefonuar babain për t'i treguar çfarë ka ndodhur. Ai do të dalë nesër para gjykatës penale tiranë për tu njohur me kërkesën e prokurorisë atë të arrestit në burg.
Njoftimi i policisë Tiranë:
Vetëdorëzohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur me datë 18.04.2023, ku humbi jetën shtetasi S. T. Si rezultat i presionit të kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë dhe falë negociatave të vazhdueshme me familjarët, ditën e sotme, në DVP Tiranë, është vetëdorëzuar shtetasi A. H., 18 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, më datë 18.04.2023, rreth orës 00:15, në rrugën "Skënder Sallaku", në bashkëpunim me shtetasin E. M., 18 vjeç, (arrestuar disa orë pas ngjarjes), kanë goditur me mjet prerës shtetasin S. T., 20 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Sondazh
"Lëre Stivenin, unë të dua", zbardhet biseda që solli vrasjen e të riut në Tiranë, Axel Hoxhaj kërkoi takim: Po je burrë, hajde, mos dërgo SMS
Stiven Toshkësi TIRANË- Sherri mes të rinjve që solli vrasjen e Stiven Toshkësit ka nisur që në janar t&...
Video-regjistrimi, Nazmi Liçi: Djegien e “Golf-7” e bëra për 1 mln lekë, më pagoi Ambri i “Universit”
Makinë e djegur ELBASAN- Nazmi Liçi, i cili u arrestua për djegien e një makine në pronësi të Jorgo Zhidros në El...
U kap në makinë me Ramazan Rrajën, lihet në burg Louis Konomi që kërcënoi biznesmenin për tenderin
Shaqir Alcani, Algert Alcani dhe Edmir Boci TIRANË- Louis Konomi alias Elton Llozhi alias Luiz Llozhi është lënë në masë...
Me TARGA angleze/ Ekzekutimi i biznesmenit në Shëngjin, bllokohet një motor që dyshohet të jetë i autorit, ja ku u gjet
Autori me motor LEZHË- Një ditë pas ekzekutimit të 50-vjeçarit Ardian Nikulaj në Shëngjin, Policia e Shtetit ka blloku...
Në kërkim për mashtrim, arrestohet 44-vjeçari në Vlorë
Foto ilustruese Vlorë-Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës, pasi ishte shpallur në k&e...
Revista Prestigjioze Times shkruan për Kürüm, si lider në prodhimin e hekurit, çelikut dhe energjisë!
Kurum Kürüm International, kompaninë turke të vendosur në Shqipëri e të specializuar në prodhimin e hekurit dhe &cc...
Grekët nuk kanë firmosur ende për të mbrojtur lumin Vjosa
Foto ilustruese TIRANË- Shpallja e lumit Vjosa park kombëtar nga Shqipëria nuk ka marrë të njëjtën përgjigje nga gr...
Përdorte lokalin për vënien e basteve sportive me celular, në kërkim pronari, ndiqet penalisht klienti në Vlorë
Policia VLORË- Policia ka ushtruar kontroll në lokalin e H. A., për goditjen e organizimit të kundërligjshëm të loj...
Plagosje, lëndë narkotike dhe dhunë në familje, Policia arreston 11 persona në Tiranë
Policia TIRANË- Policia ka vënë në pranga 11 persona pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Kështu, sipas forcave b...
Kontrolle në Rinas, gjenden 29 mijë dollarë brenda bagazheve, procedohet kinezi
Dollare TIRANË- Një shtetas kinez është proceduar në Rinas pasi iu janë zbuluar në bagazhe vlera e 28,900 dollarë. ...
