Art&Argëtim

Nuk ka më 'barriera'/ Noizy dhe Stresi vijnë me një bashkëpunim, u plotësohet dëshira fansave

Dy artistët kanë publikuar një video të shkurtër nga studio duke treguar pak nga kënga e cila do quhet me gjasa “Kur vijmë na”. 

20 Prill 2023, 18:22 Nga a.l
Nuk ka më 'barriera'/ Noizy dhe Stresi vijnë me një
Stresi dhe Noizy

TIRANË- Ashtu siç u aludua, rivalët historikë të repit dikur, tashmë miq për kokë, Noizy dhe Stresi do të vijnë me një bashkëpunim, që fansat e dyshes kaq shumë e kanë pritur. Ka qenë vetë reperi, Noizy (Rigels Rajku) ai i cili ka bërë publik lajmin. Në një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në Instagram, Noizy para disa javëve tha me shaka lidhur me mungesën e Stresit në album “Stresi ka qenë në burg”, duke iu referuar eksperincës disa mujore të kolegut të tij brenda BBVK-së.

Por ditën e djeshme përmes ai ka zbuluar në mediat sociale se këngën e kanë gati. Dy artistët kanë publikuar një video të shkurtër nga studio duke treguar pak nga kënga e cila do quhet me gjasa “Kur vijmë na”. 

Noizy publikoi më 7 prill albumin e tij “Alpha” që po bën namin. Pjesë e tij janë bashkëpunime me artistët më në zë, përfshirë: Raf Camorën, Butën, Stinen, MC Kreshën, Yll Limanin e Elvana Gjatën. 

stresi noizy

Sondazh

Poll