Art&Argëtim

Al Pacino: I dhurova Harrison Fordit një karrierë dhe ai nuk më falënderoi kurrë

Megjithatë me shaka tha se Harrison Ford nuk e kishte falenderuar kurrë për karrierën që i kishte 'dhuruar'.

20 Prill 2023, 14:15 Nga k.m.
Al Pacino: I dhurova Harrison Fordit një karrierë dhe ai nuk më
Al Pacino

SHBA- Aktori legjendar Al Pacino ka kujtuar karrierën e tij, duke u ndalur gjatë tek filmi i tij "The Godfather”. Ylli 82-vjeçar foli me David Rubenstein për People Who Inspire Us, por kur u pyet nëse kishte ndonjë rol për të cilin ishte penduar, ai tha: Po, refuzova "Star Wars”.

Megjithatë me shaka tha se Harrison Ford nuk e kishte falenderuar kurrë për karrierën që i kishte 'dhuruar'.

"Kur isha i ri papritur më dhanë një skenar të quajtur Star Wars. Mora skenarin, më ofruan shumë para. Por u thashë, nuk e shoh. I dhashë Harrison Fordit një karrierë për të cilën ai kurrë nuk më falënderoi!,"-tha ai.

Pas afro 50 filmave, Pacino tha se aktualisht ka edhe 4 gati për t'u publikuar, përfshirë edhe një skenar të përshtatur nga libri i William Shakespeare, "King Lear". Filmi del vitin e ardhshëm. 

al pacino

Sondazh

Poll