Art&Argëtim

Victoria Justice i jep fund thashethemeve për zënkën me Ariana Grande

Victoria Justice vendosi të qartësojë fansat mbi zënkën virale me Ariana Grande.

20 Prill 2023, 16:02 Nga a.d
Victoria Justice i jep fund thashethemeve për zënkën me Ariana
Victoria Justice dhe Ariana Grande

SHBA- Nëse keni shpenzuar mjaftueshëm kohë në internet dekadën e fundit, me siguri keni dëgjuar për “zënkën” e vazhdueshme mes dy yjeve të shfaqjes 'Victorious', Ariana Grande dhe Victoria Justice. Një klip që u bë viral 10 vite më parë, ka bërë që fansat t’i vendosin Victoria-n dhe Arianën kundër njëra tjetrës, duke mbajtur kryesisht anën e kësaj të fundit. Në një interviste për E! News, gjatë javës së parë të Coachella, Victoria Justice vendosi të qartësojë fansat mbi marrëdhënien e saj me Arianën.

Kur meme-ja ‘Mendoj se të gjithë po këndojnë këto ditë’ u bë virale, ishte shumë e bezdisshme. Fjalët e mia u nxorrën nga konteksti. Nuk kam pse e përmend sërish këtë, por fola me Arianën dhe të dyja thamë: ‘Ky është një budallallëk’. Mendoj se thashethemi më i madh ishte mendimi se nuk ishim shoqe, dhe se unë isha xheloze për të,”- tha Victoria. Sipas saj, thashetheme të tilla janë një përpjekje e medias për të vënë dy njerëz kundër njëri-tjetrit.

Dyshja ka treguar se pavarësisht asaj që mendohet për to, ato kanë një marrdhënië shumë të mirë dhe aspak armiqësore.

Gjatë pandemisë, kasti i ‘Victorious’ pati një ribashkim në platformën Zoom, për të festuar 10-vjetorin e serialit të famshëm të Nickelodeon. Ariana dhe Victoria ishin të pranishme në bisedë, duke hedhur poshtë aludimet se nuk flisnin.

“Zemra ime po shpërthen. Të dua kaq shumë. Nata më e mirë,”-ky ishte komenti i Grande-s, në postimin e Justices pas takimit në Zoom.

ariana grande victoria justice

Sondazh

Poll