Art&Argëtim

Rachel McAdams pozon me qime në sqetull: Ky është trupi im

Në njërën prej fotove, McAdams qëndron e ulur në një divan prej pelushi e veshur me të brendshme latex, duke ekspozuar qimet.

19 Prill 2023, 11:03 Nga k.m.
Rachel McAdams pozon me qime në sqetull: Ky është trupi im
Rachel McAdams

SHBA- Rachel McAdams ka bërë bujë për sesionin e saj të fundit fotografik, pasi ka pozuar me qime në sqetull. Aktorja, e cila është 44 vjeçe, pozoi për revistën Bustle duke shfaqur gjendjen e saj natyrale.

Në njërën prej fotove, McAdams qëndron e ulur në një divan prej pelushi e veshur me të brendshme latex, duke ekspozuar qimet. Aktorja kërkoi një redaktim minimal në fotot e shkrepura, duke i thënë Bustle: Ky është trupi im dhe mendoj se është shumë e rëndësishme ta pasqyroj atë në botë. Është në rregull të dukesh më mirë dhe të punosh për trupin e mirë dhe të jesh e shëndetshme.

Rachel McAdams pozon me qime në sqetull: Ky është trupi im
Rachel McAdams

Rachel McAdams, e cila ka dy fëmijë me partnerin Jamie Linden, aktualisht është duke promovuar filmin e saj të ardhshëm; Are You There God? It's Me, Margaret., i cili bazohet në librin e Judy Bloom.

Në intervistën e saj me Bustle, aktorja foli gjithashtu për marrjen e një pauze dyvjeçare në kulmin e karrierës së saj në mesin e viteve 2010. Ajo refuzoi rolet kryesore në filma të mëdhenj si The Devil wears Prada, Casino Royale, Mission: Impossible III, Iron Man dhe Get Smart, gjë që e bëri atë të ndihej fajtore në atë kohë. Megjithatë, McAdams zbuloi se pushimi ishte i nevojshëm për shëndetin dhe mirëqenien e saj mendore.

rachel mcadams

Sondazh

Poll