Art&Argëtim

Me gjoksin zbuluar/ I dashuri në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos, Trejsi i vë “flakën” rrjetit, reklamon luksin (F

30 Shtator 2019, 06:08 Nga DOSJA
Me gjoksin zbuluar/ I dashuri në kërkim për vrasjen e Santiago

Tiranë- Trejsi Sejdini, vajza e showbizit që tërheq vëmendjen e të gjithëve, së fundmi na ka treguar detaje nga jeta e saj luksoze. Sejdini gjithë luksin e saj e reklamon herë pas here në rrjetet sociale, me udhëtimet, veshjet dhe së fundmi me bizhuteritë e shtrenjta.

Në një foto të publikuar nga ajo në rrjetin social Instagram, shfaqet një kuti plot për plot me gjerdane floriri, vlerë e të cilave mund të shkojë në miliona lekë. Ndërsa tek një tjetër ajo shfaqet seksi, ku nuk ka hezituar të tregojë edhe format e saj trupore, si gjoksin.

Por nga kush i vjen gjithë ky luks Trejsi Sejdinit? 

Trejsi Sejdini është e dashura e Leonard Dukës, një prej personave të shpallur në kërkim për vrasjen e ish-policit, Santiago Malkos. Lidhja e tyre është e faktuar nga vetë postimet e ish-missit në rrjetet sociale. Leonard Duka, një nga krerët e një bande të rrezikshme në Tiranë dhe familja e tij zotëron një sërë biznesesh në kryeqytet.

Për ata që e njohin, e dinë se Leonard Duka vetëquhet tek miqtë e tij si “Princi Damian”, nofkë që reflekton luksin dhe jetën që ka 37-vjeçari.  Por pjesë të luksit të tij ka bërë edhe të dashurën.

Ai i ka dhuruar asaj një makinë tip “Mercedes Benz GLE V8 Biturbo” me çmim 150 mijë euro,  automjet ky  më vonë u sekuestrua nga policia ndërsa edhe vetë ish-missi është shoqëruar në polici në prill.

Por pavarësisht situatës së keqe që po kalon i dashuri i saj, Trejsi duket se vazhdon të jetë e qetë dhe të shijojë luksin. Ose të paktën kështu shfaqet në rrjetet sociale.

Trejsi Sejdini dhe Leonard Duka

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz klani duka leonard duka trejsi sejdini klani duka leonard duka trejsi sejdini

Sondazh

Poll