Art&Argëtim

Plane për dasmë? Armina Mevlani zbulon se si do të duket nuse (FOTO)

29 Shtator 2019, 17:11 Nga DOSJA
Plane për dasmë? Armina Mevlani zbulon se si do të duket nuse

FRANCË- Blogerja e njohur Armina Mevlani komentohet shpesh në mediet rozë për jetën e saj private por edhe për lidhjen që ka me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

Së fundmi, ajo ka shkuar për të ndjekur Javën e Modës në Paris dhe ka treguar një detaj, sesi ajo dëshiron të duket në ditën e dasmës. Armina ka postuar në Instastory një foto ku shfaqet modelja e famshme Bella Hadid, e cila shihet e veshur me një fustan të bardhë nusërie shumë ekstravagant dhe shkruan:’ Si do dukem unë nuse’.

Në këtë mënyrë blogerja la të kuptohet se nuk do të jetë aspak një nuse tradicionale, por do të bëjë ndryshimin. Mos vallë çifti ka në plan dasmë së shpejti? Këtë ende nuk dimë ta themi.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz armina mevlani armina nuse paris armina mevlani armina nuse paris

Sondazh

Poll