Art&Argëtim

“Martohu se ka letra italiane”, Julka rrëfen historinë e dashurisë me Dj Andin, si erdhi martesa pas 10 vitesh

29 Shtator 2019, 12:14 Nga DOSJA
“Martohu se ka letra italiane”, Julka rrëfen historinë e

TIRANË- Këngëtarja Julka Gramo, teksa ishte e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit ka rrëfyer historinë e dashurisë me bashkëshoetin e saj, DJ Andi. Çifti janë prej shumë vitesh janë së bashku, por martesa erdhi 10 vite më vonë dhe sot janë prindër të dy fëmijëve.

Julka tregoi se në fillim të lidhjes, i thonin shpesh të martohej me Andin për të marrë dokumenta italiane, por ajo refuzoi. Pas 10 vitesh ata u martuan me të vërtet, pasi Andi i propozoi këngëtares për martesë.

“Unë nuk është se kam besuar ndonjëherë tek martesa. Kishte dhe nga ata që më thonin, “Martohu mi, se ka dokumenta italiane”. Unë i thoja, po çi dua. Edhe mamaja vet më thoshte, “Po pse nuk martoheni?”. Unë i thoja, “Unë të martohem për letra, asnjëherë”. Sigurisht ne ishim të dashuruar, por konotacioni që i jepnin disa njerëz. Unë tani mund të kisha pasaportë italiane, por kur të vijnë mendtë, s’ti hanë as qentë. 

Djali, Iani erdhi pas 10 vitesh, kur ai vërtetë më propozoi për martesë. Kur unë bëja 30 vjeç, gjatë darkës nxjerr një gjë dhe mban një fjalim shumë të bukur, që na emocionoi të gjithëve. Ndërkohë që nuk kishte qenë këtu, kishte qenë në Itali”, rrëfeu Julka.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz dj andi julka gramo dj andi julka gramo

Sondazh

Poll