Aktualitet

Protestë/ Peshkatarët dhe biznesmenët bllokojnë rrugën për në Pashaliman, kundërshtojnë oraret e reja

30 Shtator 2019, 06:34 Nga DOSJA
Protestë/ Peshkatarët dhe biznesmenët bllokojnë rrugën

Vlorë- Peshkatarët dhe pronarët e bizneseve janë ngritur në protestë dhe kanë bllokuar rrugën që të çon në bazën ushtarake të Pashalimanit.  Dosja.al mëson se protestuesit kanë bllokuar rrugën e Pashalimanit, pasi kërkojnë kërkojnë lejen kalimi 24 orë në këtë zonë dhe jo me afat të caktuar.

Peshkatarëve dhe bizneseve iu është komunikuar nga Ministria e Mbrojtjes që të ushtrojnë aktivitetin e tyre nga ora 08:00- 15:00 të pasdites, por kjo është kundërshtuar.

Ata kanë kërkuar një zgjidhje të situatës së krijuar ndërsa kanë paralajmëruar edhe një grevë urie nëse nuk do ketë një ndryshim të rregullave të reja me ndërhyrjen e institucioneve përkatëse.

Rregullat e reja për kalimin e automjeteve në këtë zonë kanë ardhur si pasojë e masave për parandalimin e bimëve narkotike në këtë zonë por edhe për të forcuar sigurinë në bazën ushtarake.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet peshkatarët në protestë në vlorë protestë në pashaliman peshkatarët në protestë në vlorë protestë në pashaliman

Sondazh

Poll