Aktualitet

Qelitë speciale për izolimin e mafiozëve. Ja burgjet ku do qëndrojnë “të fortët” (FOTO+VD)

29 Shtator 2019, 14:56 Nga DOSJA
Qelitë speciale për izolimin e mafiozëve. Ja burgjet ku do

PEQIN- Qelitë për rregjimin e ashpër 41 Bis janë bërë gati edhe në paraburgimin 313 dhe në burgun e Peqinit. Një grup institucionesh po verifikojnë ende informacionet mbi disa të dënuar dhe të paraburgosur të dyshuar që vazhdojnë të mbajnë kontakte jashtë qelisë dhe që për këtë shkak penalizohen nga ligji i supërburgosjes, një ligj që u aplikua edhe për mafiozët në Itali.

Drejtori i përgjithshëm i burgjeve thotë për Top Channel se përveç kushteve të forta të sigurisë, edhe policët që do ruajnë të burgosurit e 41 bisit po trajnohen enkas. Këshilltarja e Ministres së Drejtësisë shton se prokuroria nuk ka sjellë ende emrat e parë që më pas miratohen nga Ministrja.

Agim Ismaili thotë se është cështje sa të dhëna ka. Pra si ndërveprojnë me kriminelët jashtë, me ushtarët me grupin. Pra është cështje provueshmërie. Ndaj janë edhe institucionet e tjera siç është Policia e Shtetit, shërbimi informativ edhe drejtoria e burgjeve natyrisht.

Por në fakt a duhet të jenë akoma më aktive këto dy institucione që 41 bisi të nisë sa më shpejt nga funksionimi. Agim Ismaili thotë se në fakt janë aktive. “Secili jep informacionet e tij. Çështja drejtohet nga prokurori. Ne si drejtori burgjesh kemi dërguar inforamcion”, përfundon ai.

(Marrë nga Top Channel)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agim ismaili burgu i peqinit burgu i te forteve regjimi 41 bis agim ismaili burgu i peqinit burgu i te forteve regjimi 41 bis

Sondazh

Poll