Bashkia Tepelenë nderon kryexhelatin e dikaturës, Tërmet Peçi: Stimul i vogël karshi kontributeve tuaja (VD)
29 Shtator 2019, 14:58Nga DOSJA
TEPELENË– Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi i akordon personalisht Manxhar Binajt, titullin “Qytetar nderi” i Tepelenës.
Binaj është personi që ka firmosur urdhëra për internime dhe burgosje të dhjetëra-qindra familjeve tepelenase, gjirokastrite dhe vlonjate kur ka qenë në krye të Komitetit të Partisë në Tepelenë, Vlorë dhe Gjirokastër në vitet ’70-‘80.
Kjo ceremoni është organizuar mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kulturës së Tepelenës dhe vetë kryebashkiaku Peci, ka lartësuar mjaft figurën e Binajn madje duke thënë se tituli është një stimul i vogël karshi kontributeve që ish-drejtuesi lokal komunist, ka dhënë gjatë viteve të diktaturës.
Në një video të “Jugunews”, shfaqet kryebashkiaku Tërmet Peçi duke i akorduar titullin Manxhar Binajt, titullin “Qytetar nderi” i Tepelenës, si dhe duke falenderuar qytetarët për pjesëmarrjen në këtë ceremoni.
“Faleminderit shoku Manxhar që je sot këtu mes nesh. Gjej rastin të falenderoj organizatën e veteranëve për propozimin e figurës së shokut Manxhar për t’u nderuar me titullin “Qytetar Nderi”. Ishte kënaqësi dhe privilegj që e përcolla në Këshillin Bashkiak propozimin për vlerësimin e një figure të nderuar si ajo e shokut Manxhar”, – është shprehur Peçi para auditorit të mbledhur në sallën e Pallatit të Kulturës.
“Në kujtesën e këtij qyteti mbahesh mend si njeri me shpirt human që nuk bëje dallime dhe dije të ruaje mirë vlerat morale, shoqërore që kanë qenë dhe janë themel i kulturës dhe traditës së trevës sonë të Labërisë. Fjalët për ju janë pak. Gjej rastin të falenderoj Këshillin Bashkiak për vlerësimin e gjithë bijëve dhe bijave të kësaj treve dhe Këshilli Bashkiak nuk harron të bëjë vlerësime për të gjithë.
Kur trupi vdes ajo që mbetet është shpirti. Njeriu mbetet i gjallë dhe në kujtesën e njerëzve. Faleminderit shumë shoku Manxhar. Ta gëzosh këtë stimul të vogël.
Të rrosh sa të duash”, është shprehur më tej Tërmet Peçi.
(Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
PEQIN- Qelitë për rregjimin e ashpër 41 Bis janë bërë gati edhe në paraburgimin 313 dhe në burgun e Peqinit. Një grup institucionesh po verifikojnë ende informa...
GJERMANI- “Mafia shqiptare është një nga organizatat kriminale më të frikshme në botë. Armët, trafiku njerëzor dhe droga janë ndër fushat e tyre fitimprurëse të...
TIRANË- Në katër ditët e fundit policia ka gjetur vetëm në zonat e Librazhdit dhe të Kukësit, rreth 4000 bimë kanabis sativa, e gatshme për t’u hedhur në t...
ANGLI- Policia e qytetit të Lidsit në Angli shkatërroi një bandë nga shtatë shqiptarë, të cilët kishin mbjellë kanabis në disa shtëpi.Mediet vendase raportojnë ...
TIRANË- Kanë mbërritur ditën e sotme në Shqipëri ndihmat e para nga vendet e BE-së. I pranishëm ishte edhe drejtuesi i ekipit të BE, Peter Glerum.Pas aktiv...
BERAT- Një zjarr ka rënë ditën e sotme në Berat, në zonën e njohur si, “Blloku i fiqve”. Deri më tani nga zjarri që ka përfshirë kodrën janë djegur 3 dynym tokë...
Tiranë- Një nga pjesëtarët e bandës së “Babagjyshëve” Fatmir (Fatjon) Pjetri, është ekstraduar ditën e sotme nga Holanda. Gjykata e Shkallës së Parë për ...
TIRANË- Është ekstraduar sot nga Holanda Fatmir Pjetri, pjesëtar i ‘bandës së Babagjyshëve’, të cilët akuzohen se kanë vjedhur 4 argjendari, mes tyre ...