Art&Argëtim

Vdekja e Aaron Carter në vaskë, raporti mjekësor: Kishte marrë qetësues, u mbyt aksidentalisht

Autopsia ka zbuluar se vdekja e tij ishte shkaktuar nga mbytja për shkak të efekteve të qetësuesve që kishte marrë dhe gazit që kishte thithur.

19 Prill 2023, 09:08 Nga f.i
Vdekja e Aaron Carter në vaskë, raporti mjekësor: Kishte
Aaron Carter

SHBA- Ylli amerikan i popit Aaron Carter thuhet se humbi jetën aksidentalisht sipas raportit mjekësor. Mediat e huaja raportojnë se Carter u gjet u gjet i vdekur në vaskë në shtëpinë e tij në Kaliforni më 5 nëntor.

Autopsia ka zbuluar se vdekja e tij ishte shkaktuar nga mbytja për shkak të efekteve të qetësuesve që kishte marrë dhe gazit që kishte thithur. Në raport gazi pëshkruhet si një “substancë që përdoret zakonisht si një sprucues në pastrimin e ajrit” i cili “mund të shkaktojë ndjenja euforie kur thithet”. Kështu kombinimi i të dy substancave e bënë atë të mos merrte frymë në vaskë dhe shkaktuan mbytjen, thuhet në raport.

Autopsia u krye një ditë pas vdekjes së Carter, por rezultatet u mbajtën për analiza toksikologjike, të cilat shpesh zgjasin disa muaj.

Aaron Carter, ish-këngëtari dhe vëllai më i vogël i Nick Carter nga Backstreet Boys, ka vdekur në moshën 34-vjeçare. Ai u bë i njohur me këngët pop, përpara se të nxirrte albumin e tij të parë në vitin 1997. Albumi i tij i pestë në karrierë u publikua në vitin 2018. Carter, ishte i njohur edhe për rolet e tij në televizion si "Lizzie McGuire" në Disney Channel dhe "7th Heaven".

vdes aaron carter

Sondazh

Poll