Art&Argëtim

Kujtimet e Britney Spears kthehen në libër, pritet të zbulohen sekretet tronditëse të jetës së saj

Spears, duket se është gati të publikojë librin me kujtime, për të cilin kishte njoftuar vitin e kaluar.

18 Prill 2023, 20:34 Nga I.A
Kujtimet e Britney Spears kthehen në libër, pritet të zbulohen
Britney Spears

SHBA- Kujtimet e Britney Spears do të jenë 'bestseller'. Spears, duket se është gati të publikojë librin me kujtime, për të cilin kishte njoftuar vitin e kaluar. Libri do të përfshijë rritjen e saj, famën, marrëdhëniet e saj të trazuara me babanë, nënën dhe motrën si dhe çështjen e krijimit të historisë me avokatin Mathew Rosengart që përfundimisht e çoi atë në rifitimin e lirisë.

“Libri i Britney-t është një histori triumfi. Do të mbulojë momentet e saj më të pambrojtura, fëmijërinë e saj – të qenit një vajzë e vogël me ëndrra të mëdha – ndarjen e saj me Justin Timberlake, momentin kur ajo rruajti kokën dhe betejën e saj me familjen e saj, rreth kujdestarisë ligjore. Është gjithashtu një histori mbijetese, duke gjetur rrugën e saj për të dalë nga kontrolli total i familjarëve”, tha një burim për Pagesix.

britney spears mathew rosengart

Sondazh

Poll