Bota

Qëllohet për vdekje truproja i mbretit të Arabisë Saudite

29 Shtator 2019, 12:49 Nga DOSJA
Qëllohet për vdekje truproja i mbretit të Arabisë Saudite

ARABI SAUDITE- Një nga truprojat e mbretit saudit Salman bin Abdulaziz Al Saud është vrarë nga miku i tij pas një “mosmarrëveshjeje personale”, raportojnë autoritetet vendase.

Gjenerali Abdel Aziz al-Fagham ishte duke vizituar një mik ku në atë çast pati një konflikt mes tij dhe Mamdouh bin Meshaal Al Ali, mbrëmjen e së shtunës.  Lajmin e bëri të ditur televizioni shtetëror i këtij vendi, por nuk u dhanë shumë detaje mbi incidentin që e ka tronditur mbretërinë.

Shumë njerëz shprehën ngushëllime në rrjetet sociale për truprojën Abdulaziz al-Fagham. Shumë prej ngushëllimeve ishin të shoqëruara me fotografitë e tij kur ishte duke punuar. Në njërën prej fotografive shihej truproja e ndjerë duke e ndihmuar mbretin për t’i lidhur lidhëset e këpucëve.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota arabia saudite qellohet per vdekje truproja e mbretit salman bin abdulaziz al saud arabia saudite qellohet per vdekje truproja e mbretit salman bin abdulaziz al saud

Sondazh

Poll