Bota

Zvicra nxjerr në ankand 25 vetura të djalit të diktatorit afrikan, çmimet e majme të makinave

29 Shtator 2019, 11:20 Nga DOSJA
Zvicra nxjerr në ankand 25 vetura të djalit të diktatorit

ZVICËR- Koleksioni i veturave luksoze, i sekuestruar nga zëvendëspresidenti i Guinesë Ekuatoriale, Teodorin Obiang Nguema, do të vendoset në shitje përmes ankandit në Zvicër. Ndërkaq, pritet që veturat të shiten për një çmim të përgjithshëm prej 18.5 milionë frangave zvicerane.

Ky është një rast i veçantë. Është koleksion privat i super-veturave, të cilat kanë shumë pak kilometra të kaluara”, tha Philip Kantor nga kompania e ankandeve “Bonhams”.

Në mesin e veturave që do të shiten në një klub golfi në Gjenevë të dielën janë shtatë vetura “Ferrari”, tri vetura “Lamborghini”, pesë vetura “Bentley”, një veturë “Maserati” dhe një veturë “McLaren”.

Veturat që pritet të shiten me çmimin më të lartë janë Lamborghini Veneno Roadster, i cili vlerësohet me çmim prej 4.8 deri 5.7 milionë eurosh, dhe një Ferrari hibrid me ngjyrë të verdhë, i cili pritet të shitet me çmim prej 2.4 deri 2.6 milionë eurosh.

Veturat luksoze janë konfiskuar nga drejtësia zvicerane pas fillimit të hetimeve në vitin 2016 kundër djalit të diktatorit Teodoro Obiang Nguema, i cili ka qenë në pushtet qe 40 vjet.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota teodorin obiang nguema veturat ne ankand zvicer teodorin obiang nguema veturat ne ankand zvicer

Sondazh

Poll