Aktualitet

Shiste drogë nëpër lokalet e Vlorës, në pranga 20-vjeçari, iu sekuestruan 350 doza kokainë e kanabis

Në pranga është vënë Viljano Ruka, i cili në momentin e aksionit nga Policia e iu sekuestruan 350 doza kokainë e kanabis.

19 Prill 2023, 11:52 Nga k.m.
Shiste drogë nëpër lokalet e Vlorës, në pranga
Pamje nga aksioni

VLORË- Një 20-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Shtetit pasi u kap duke shitur kokainë e kanabis në lokalet e natës në Vlorë. Në pranga është vënë Viljano Ruka, i cili në momentin e aksionit nga Policia e iu sekuestruan 350 doza kokainë e kanabis. Dozat dyshohet se do të shiteshin në lokale nate, në qytetin e Vlorës. Po ashtu, Policia ka nisur hetimet për: M., 31 vjeç, A. K., 25 vjeç, të dy banues në Vlorë dhe Ch. R., 26 vjeçe banuese në Itali, pasi gjatë kontrolleve fizike u është gjetur drogë e shitur nga Ruka. 

NJOFTIMI I PLOTË:

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Policia e Shtetit Shqiptar (@policiaeshtetitshqiptar)

Vlorë

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Fokus 5”, sekuestrohen sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në 350 doza, të gatshme për shitje. Shiste doza të drogave të forta dhe të kanabisit, në lokalet e natës, në zonën bregdetare, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari. Procedohen penalisht 3 shtetas, të huaj dhe shqiptarë, pasi u kapën me doza të lëndëve narkotike, të dyshuara të blera nga 20-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në ambientet e lokaleve të natës dhe në zonën përreth tyre, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive që mund të kryhen në këto ambiente, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fokus 5”, në kuadër të të cilit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi V. R., 20 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit në automjetin e 20-vjeçarit, në lagjen “1 Maji”, shërbimet e Policisë gjetën 350 doza të dyshuara të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis. Dozat dyshohet se do të shiteshin nga shtetasi V. R., në lokale nate, në Vlorë. Në vijim të këtij operacioni, shërbimet e Policisë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M., 31 vjeç, A. K., 25 vjeç, të dy banues në Vlorë, si dhe për shtetasen Ch. R., 26 vjeçe banuese në Itali, pasi gjatë kontrolleve fizike, këtyre shtetasve iu gjetën doza të lëndëve narkotike, të dyshuara të blera nga shtetasi V. R.

Dozat e lëndëve narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të metejshme. Kontrollet në lokalet e natës në qark, si në zonën përreth tyre, do të vijojnë.

vlore viljano ruka

Sondazh

Poll